Big Maman përjashtohet nga VIP Shpija

Duket se ‘i zoti i shtëpisë’ në VIP Shpija ka filluar të përdorë ‘sëpatën’ e tij, pasi që ka marrë disa vendime të papritura dhe të njëpasnjëshme.

I zoti i shtëpis’ u tregua i pamëshirshëm me Big Maman të cilën e përjashtoi nga ky reality shou pas sjelljeve jo në nivel dhe fjalorit jashtëzakonisht banal të përdorur ndaj banorëve tjerë.

Në shenjë solidariteti me Big Maman, Bertan Asllani gjithashtu doli nga shtëpia vullnetarisht.

Sevdai Radogoshi banor i ri i VIP Shpija

Pas daljes së Rrezartës nga VIP Shpija, befasia e radhës ishte hyrja e humoristit më të mirë në histori të televizionit kosovar, në shtëpinë më të madhe të Kosovës.

Bëhet fjalë për Sevdai Radogoshin që nuk do të jetë banor në baza permanente, pasi që do të qëndrojë vetëm dy ditë.

Ardhja e ‘Qumilit’ në VIP Shpija gjatë këtyre dy ditëve pritet të zgjojë mjaft debate dhe skena humoristike.

Afroviti Goge largohet nga VIP Shpija

Me votat e votuesve te cilët kanë votuar që nga dita e mërkurë, nga VIP shpija largohet banorja Afroviti Goge me vetëm 15.3% të votave.

Ndërsa sipas sondazhit të faqes sonë, si personi më i votuar për të dalë këtë javë nga VIP Shpija, ishte Rrezarta Shkurta me 35% të votave, përderisa Afroviti Goge kishte vetëm 20% të votave.

Cili është mendimi juaj, është larguar nga VIP Shpija personi më i duhur apo jo?

Çfarë mendoni për banorët e VIP Shpija?

Çfarë mendoni për banorët e VIP Shpija, janë personat më të mirë të mundshëm për një reality show të tillë, mendoni se ata janë duke ofruar një show të vërtetë, mendoni se janë duke dhënë maksimumin e tyre?

Kush do të largohet këtë të shtune?

Votoni dhe jepni mendimin tuaj se kush nga banorët e VIP Shpija do të largohet këtë të shtune, dhe përse mendoni se ai person do të largohet?

Kush do të largohet të shtunen?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...

Të nominuarit e javës së parë

Të nominuarit e javës së parë të reality show VIP Shpija janë:

  1. Rrezarta Shkurta (u nominua nga Drenusha Latifi, Kastro Zizo dhe Bertani),
  2. Afroviti Goge (u nominua nga Rozana Radi, Big Mama dhe Fatos Kryeziu),
  3. Kastro Zizo (u nominua nga Rrezarta Shkurta),
  4. Drenusha Latifi (u nominua nga Agim Gerguri),
  5. Bertan Asllani (u nominua nga Afroviti Goge).

Thuprat me imunitet

Me më shumë se 40% të votave te fituara, Thuprat kanë fituar imunitet nga publiku dhe ata nuk do të mund të nominohen gjatë kësaj jave nga banorët e tjerë të VIP Shpija.

Votoni të preferuarin tuaj!

Jepni voten dhe mendimin tuaj per banorin qe deshironi te fitoj VIP Shpija.

Kush është i preferuari i juaj?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...

Banorët rrëfehën për Tërmetet

Për derisa banorët rrinin duke u rrezitur në Oborr, ata rrëfehën për Tërmetët, sidomos për këtë të fundit që ndodhi në Kosovë.

Vedati tha se kishte qenë në një Restaurant me shoqëri, dhe kishte shkuar në banjë, kur papritmas ka ndodhur Tërmeti dhe Vedati citoi se “MENJËHERË E HAPA DERËN” sepse e kishte të ngulitur në kokën e tij që kan thënë të vjetërit PO SE HAPE DERËN NË KOHËN KUR DRIDHET TOKA NUK MUND TA HAPËSH MË, de banorët e tjerë qeshën kur aji tregoji rastin, dhe Agimi i tha a dole me pantollona në dorë nga banjo (me ironi).

I zoti i shpisë i lidhë këmbët e banorëve, që të shtojë dashurinë mes tyre

I zoti i shpisë i lidhë këmbët e banorëve, që të shtojë dashurinë mes tyre.

Kjo ishte edhe detyra e re që i ka caktuar i zoti i shpisë, me arsyetim të rritjes së dashurisë midis banorëve, të cilët e mirëpritën këtë vendim.

Në fakt, duhet ta mirëpresin, sepse dënimi i atyre që nuk e rrespektojnë këtë vendim është heqja e pikëve nga votat që do marrin.