You are browsing the archive for VIP Shpija.

by admin

Eliminohet Bertina

9:05 am in Lajme by admin

Mbrëmë u largua edhe banorja tjetër e VIP Shpija 2, Bertina Mehmeti, ajo u largua me 15.37 për qind të votave totale nga publiku.

Adhuruesit e Bertinës janë ndarë shumë të zhgënjyer nga organizatorët e VIP Shpija 2, në faqen tonë zyrtare në Facebook, fansat e saj kanë shkruar gjëra të ndryshme për VIP Shpija 2, por ne nuk do t’i fshijmë asesi mendimet e fansave çfarëdo qofshin ato.

Bertina me të vërtet ishte vajzë shumë e sjellshme, e bukur, e mirë, me një fjalë vajzë perfekte, e cila na ka fasionuar më bukurinë dhe mençurinë e saj.

by admin

Albëria xheloze në Elvanën?

8:57 am in Lajme by admin

Albërie Hadërgjonaj gjatë një debati me konkurrentët e “Vip Shpija 2” ka gjetur kohë për t’i dhënë një këshillë këngëtares nga Shqipëria, Elvana Gjata.
Siç përcjellin mediat në internet, Hadërgjonaj është futur si “agjente” në këtë reality-shoun dhe në mesin e debateve me konkurrentët, duke diskutuar rreth Elvanës ka thënë se ajo duhet të ushtrohet më shumë.

Por, derisa Elvana është dhe vazhdon të jetë në kulm të karrierës dhe në trend me secilën këngë që realizon, Albëria ka lënë anash karrierën e saj për t’i ndihmuar vajzës së vet, Anxhelinës, të ndërtojë karrierë muzikore.

Kjo ka nxitur dyshime se “këshillat” e Albërie Hadërgjonaj mund të jetë rezultat i ndonjë xhelozie që ajo ka, pasi vajza e saj po ndjek një stil të ngjashëm me atë që Elvana kishte në vitet e para të karrierës dhe e sheh atë si rivale të së ardhmes.

by admin

Vip Shpija, disa permbledhje nga dita 34

11:40 am in Lajme by admin

Ju sjellim videon ,pëmbledhja ditore e emituar sot në KTV.

 

by admin

Edhe Erioni i BB në “Vip Shpija”, e kërkojnë fansat

2:04 pm in Lajme by admin

Bertina Mehmeti, vajza nga Delvina që spikati në Big Brother 3, është një nga konkurrentet më të forta në reality-show-n që zhvillohet në Prishtinë, “Vip Shpija”. Votat që ka marrë ajo online, si dhe komentet pozitive, ia kalojnë çdo konkurrenti tjetër që ndan shtëpinë me të, qoftë Qetsor Ferunajt- fituesit të BB2, këngëtares Rovena Stefa etj.

Në disa debate që janë krijuar gjatë bashkëjetesës së banorëve në shtëpi, Bertina është përballur me këngëtarin kosovar Xuxi, i cili edhe e ka fyer, duke i thënë se “ajo ka arritur të bëjë seks në BB para miliona shqiptarëve”. Për këtë ka reaguar në FB edhe moderatori Erion Zeqiraj, i dashuri i Bertinës që prej BB3, duke thënë se “ku e paska parë Xuxi që ata kanë kryer marrëdhënie intime”? Ndoshta për shkak të këtyre përballjeve, fansat kanë kërkuar që Erioni të ftohet nga produksioni, për të marrë pjesë në “Vip Shpija” qoftë edhe për disa ditë.

Me sa duket, ata duan të shohin reagimin e çiftit përballë Xuxit, Qetsorit etj., nga të cilët Bertina është sulmuar. Ende nuk dihet nëse Erioni ka marrë një ftesë të tillë, edhe pse kërkesat e fansave në faqen zyrtare të “Vip Shpija” si dhe në Facebook, janë të pafundme. E sigurt është që nëse Erioni do të futej në shpi, atëherë po që do të kishte spektakël… Ndërkohë, mbrëmjen e së dielës, në “Vip Shpija” u fut si agjentja e katërt sekrete këngëtarja Linda Halimi.

Dje në mëngjes Linda tha para gjithë publikut se kurrë nuk e kishte besuar se do të mund të rrinte e mbyllur në një shtëpi për disa ditë me radhë. “Por ja që edhe kjo më ndodhi dhe jam shumë e kënaqur më banorët, pasi po kaloj një kohë shumë të mirë brenda shtëpisë”, u shpreh ajo. Linda, për shkak të detyrimeve të shumta nuk mund të merrte pjesë në këtë reality-show si konkurrente, edhe pse ajo do të ketë mundësinë të qëndrojë pesë ditë e “ngujuar”, për të dalë të premten sërish

by admin

Rovena favorite e “VIP shpija”?

1:37 pm in Lajme by admin

Rovena Stefa thuhet se ka fituar më së shumti vota në votimet zyrtare këtë javë në “Vip shpija 2”, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Sipas burimeve,  Rovena ka lënë prapa konkurrentët e tjerë, përfshirë Xuxin, Qetsorin, Bertinën dhe MC Kreshën.

Në anën tjetër edhe konkurrentët të cilët e kanë nominuar Rovenën për eliminim, si p.sh. Mc Kresha, kanë deklaruar se e shohin atë si një rivale të fortë.

Rovena këtë javë festoi ditëlindjen e saj dhe “Vip Shpija” i organizoi edhe një surprizë, duke i sjellë nënën e saj, e cila këndoi një këngë polifonike labe, të shkruar dhe kompozuar nga ajo vetë, duke u shoqëruar prej Rovenës dhe personazheve të tjerë VIP të shtëpisë.

by admin

Albëria, agjentja sekrete e VIP Shpija

1:32 pm in Lajme by admin

E diela do të jetë shumë e nxehtë brenda shtëpisë më të madhe në Kosovë, “VIP Shpija 2”, ku i ‘zoti i shtëpisë’ do ta tregojë, si anën e tij komike, ashtu dhe dorën e tij dredharake ndaj banorëve.

Sipas burimeve si agjente sekrete në shtëpi sonte mbrëma do të hyjë këngëtarja me karakter kontravers, Albërie Hadërgjonaj, e cila sigurisht për detyrë kryesore do ta ketë nxitjen e debateve mes protagonistëve brenda shtëpisë.

Mysafire speciale do të jetë vajza e Albëries, Angjelina Hadërgjonaj, ndërsa darkën banorëve do t’ua gatuajnë, askush tjetër pos Naim Abazit dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mihrije Braha.

by admin

Zajmina: VIP Shpija, eksperiencë e mirë

6:56 am in Lajme by admin

Këngëtarja nga Shqipëria, Zajmina Vasjari, e cila ishte futur në ‘shoun “VIP Shpija” si agjente sekrete, ka rrëfyer për Bluetooth eksperiencën në shtëpinë më të madhe në Kosovë.

“Ishte një eksperiencë shumë e veçantë për mua dhe më vjen mirë që pranova të isha pjesë e saj, megjithëse për një kohë të shkurtër”, ka thënë Zajmina duke shtuar se më së shumti i ka munguar familja e saj gjatë kohës sa ishte brenda.

Ndërsa e pyetur se kush mendon se do të fitojë në “VIP Shpija 2”,ajo si konkurrentë të fortë i sheh Qetsorin, Xuxin dhe Rovenën.

“Mendoj se konkurrentë të fort janë Qetsori, Xuxi dhe Rovena, por unë personalisht do të doja ta fitonte Bertina”, përfundoi Zajmina.

by admin

Votoni Mc Kreshen

6:54 am in Lajme by admin

Nëse dëshironi që Mc Kresha të kthehet përsëri në VIP Shpija 2,
ju keni kohë ta votoni atë deri të premten e ardhshme dhe nëse
Kresha arrin votat e caktuara do të kthehet prapë në shtëpi.

Si të votoni:
Dërgoni SMS në numrin 80 80 në VALA dhe IPKO.

Për ta kthyer shkruaj ”po kresha”
Për ta mbajtur jashtë shkruaj ”jo kresha”