Ingrid Gjoni (Biografia)
7:45 am in Ingrid Gjoni by admin

Ingrid Gjoni ( Biografia )
Vendlindja: Tirane
Mosha: 30 Vjeç
Ditelindja: 24 Dhjetor 1981
Shenja e Horoskopit: Bricjapi
Eshte me origjine tropojane dhe e njohur si nje nga fotomodelet e para ne Shqiperi. Qe ne moshe te vogel spikat talenti i saj si nje balerine dhe regjizore dhe me pas do ta shikoni si nje show girl. Kryen nje sere spektaklesh qe ne moshe te vogel te organizuara nga vete ajo.
Ne vitin 1998 vendoset ne Greqi per te punuar me nje afat te shkurter si fotomodele. Vite me vone, do ta shohim dhe si kengetare ku ne kete fushe ka patur sukses. Ka shkuar edhe ne Amerike ku ushtronte profesionin e saj si fotomodele. Ka vazhduar Akademine e Arteve te Bukura si aktore. Ne vitin 2002 eshte cilesuar edhe si vajza me e sukseshme e kopertinave.
- Ne vitin 2005
Debuton ne muzike me motren Inis Gjoni ne kengen “I ziu ti”.
- Ne vitin 2006
Kendon kengen qe titullohet “Perse me mua” per te cilen realizon nje videoklip.
Merr pjese ne nje festival muzikor “Top fest 3″, me kengetarin Sabiani me kengen “Parajsa”.
Vijon kenga e titulluar “Jek e jek” per te cilen realizon nje tjeter videoklip.
- Ne vitin 2007
Ne pranvere te 2007, vjen me nje kenge te re dhe videoklip te ri: “Barbi silikon”
Ne dhjetor te 2007 nxjerr nje kengen “Vitamina”
- Ne vitin 2008
Paraqitet dhe nje here ne festivalin muzikor “Top fest 5″ me kengen “Week-End”, ku arrin deri ne finale.
Ne vere, vjen me nje bashkepunim me shoqen e saj te ngushte, Ciljeta Xhilaga ne kengen “Puci Puci”.
- Ne vitin 2009
Ne Janar kendon kengen e saj te re “Njeri-Tjetrit”.
Perseri ne “Top Fest 6″ me kengen “Ekstrem” me te cilen fiton çmimin “Kenga ma e preferuar ne Top Albanian Radio”.
Ne vere paraqet nje kenge te re te titulluar “Hypnotise me”.
Perseri merr pjese ne nje festival tjeter muzikor. Kesaj rradhe ne “Kenga magjike 2009″ me kengen “Nemi Nemi”, me te cilen fitoi çmimin “Best dance”.
Po ne kete vit vjen nje bashkepunim me Kastro Zizo dhe Og ne kengen “Sick”.
- Ne vitin 2010
Realizon albumin e pare te saj te titulluar “Ekstrem”
Klipi i ri “Me Fal” do të jetë pa diskutim një ndër klipet më të pëlqyera të kësaj vere. Xhirimet për të, kanë zgjatur plot 12 orë pa ndërprerje dhe janë realizuar në Gjirin e Lalzit. Klipi do të ketë 4-5 skena të ndryshme dhe do të na sjellë në secilën prej tyre një Ingrid të ndryshuar. Edhe këtë herë këngëtarja Gjoni, look-un e saj ja ka besuar stilistes Rezarta Skifteri dhe artistes së make-up-it, njëkohësisht stiliste e flokëve në këtë klip, Frida, e cila a qenë gjatë tërë xhirimeve të klipit në dispozicion të Ingridit, së bashku me një ekip prej 6 vajzash.
Marrur nga TeksteShqip.Com