You are browsing the archive for Shpija.

by admin

Kam dashur që njerëzit të më njihnin si njeri, jo si artist

1:44 pm in Lajme by admin

U ka mbijetuar kritikave e provokimeve për më shumë se një muaj, në shtëpinë e vëzhguar njëzet e katër orë nga kamerat. Pjesëmarrja në “VIP Shpija 2” për këngëtarin Ardit Stafaj ka qenë një sfidë. Ai i ka munguar për një kohë skenës, për t’u rishfaqur në ekran në një mision. Stafaj pranon se nuk e kishte marrë me mend se kjo aventurë televizive do të kurorëzohej me triumf.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ai ka folur për eksperiencën e tij në reality shown më të madh medial që organizohet në Kosovë.
“Ka qenë një eksperiencë e re për mua, sepse nuk kam qenë pjesëmarrës asnjëherë në një eveniment të tillë”, ka thënë Stafaj, derisa ka shtuar se ishte përgatitur para se të hynte në garë.
“E kam përgatitur veten paraprakisht për të mirat dhe të këqijat”.
Stafaj ka thënë se qëndrimi në “VIP Shpija 2” nuk ka qenë i lehtë. “Duke qenë se në jetën e përditshme jam shumë dinamik, ka qenë një sfidë e madhe për mua, një sakrificë që, megjithatë, u kurorëzua me sukses”, ka thënë ai.
Stafaj ka thënë se nuk kishte hyrë në garë me qëllim që të dalë fitues, por me një mision të thjeshtë.
“Kam hyrë në garë me mënyrën më të sinqertë, pa pretendime. Thjesht, kam pasur nevojë të tregoj vetveten se më kishte marrë malli të jem para kamerave”, ka thënë Stafaj. “Kam dashur që njerëzit të më njihnin si njeri, jo si artist”, ka shtuar ai.
Ai është i bindur që ia ka dalë të prezantojë për publikun karakterin e tij.
“Njerëzit kanë pasur mjaft kohë të më analizonin në detaje dhe t’i vërtetonin dyshimet që kanë pasur, andaj në përmbyllje, në bazë të votave, u vërtetua që publiku ma dha dritën jeshile”, ka thënë Stafaj.
Fitorja në “VIP Shpija 2” kishte qenë befasi për të, sepse Stafaj kishte qenë i vetëdijshëm për konkurrencën.
“Secilin banor e kam parë si konkurrent potencial, por e kam ndier veten mirë dhe nuk jam marrë shumë me mendime të tjera”.
Aventura në reality shown më të madh në Kosovë për Stafajn ka qenë mësim. “Kam mësuar shumë gjëra, por thjesht e mata veten sa kam durim. I kam kuptuar dhe arsyetuar të tjerët që kanë ardhur me lojë dhe nuk kanë qenë vetvetja, por unë isha origjinal”, ka thënë ai.
Pas triumfit në “VIP Shpija 2” Stafaj planifikon të rikthehet në skenën muzikore. “Ky ka qenë motivacion shumë i fortë për mua. Tash jam duke përgatitur këngë të reja, të cilat besoj se do të publikohen diku nga korriku”, ka përfunduar ai.

by admin

Ardit Stafaj fitues i VIP Shpija 2

1:30 pm in Lajme by admin

Këngëtari Ardit Stafaj është shpallur fitues i edicionit të dytë të spektaklit VIP Shpija 2, që përfundoi të premten mbrëma pas 40 ditësh qëndrimi të mysafirëve të shumtë në këtë shtëpi. Në mesin e gjashtë finalistëve, sipas organizatorëve, më së shumti vota nga publiku ka marrë pikërisht Arditi, i cili si shpërblim për këtë ka fituar një veturë luksoze. Arditi ka lënë pas pesë finalistët e tjerë të VIP Shpija 2, Alida Shasivarin, Rovena Stefajn, Xuxin, MC Kreshën dhe Qetësorin .

by admin

Eliminohet Bertina

9:05 am in Lajme by admin

Mbrëmë u largua edhe banorja tjetër e VIP Shpija 2, Bertina Mehmeti, ajo u largua me 15.37 për qind të votave totale nga publiku.

Adhuruesit e Bertinës janë ndarë shumë të zhgënjyer nga organizatorët e VIP Shpija 2, në faqen tonë zyrtare në Facebook, fansat e saj kanë shkruar gjëra të ndryshme për VIP Shpija 2, por ne nuk do t’i fshijmë asesi mendimet e fansave çfarëdo qofshin ato.

Bertina me të vërtet ishte vajzë shumë e sjellshme, e bukur, e mirë, me një fjalë vajzë perfekte, e cila na ka fasionuar më bukurinë dhe mençurinë e saj.

by admin

Albëria xheloze në Elvanën?

8:57 am in Lajme by admin

Albërie Hadërgjonaj gjatë një debati me konkurrentët e “Vip Shpija 2” ka gjetur kohë për t’i dhënë një këshillë këngëtares nga Shqipëria, Elvana Gjata.
Siç përcjellin mediat në internet, Hadërgjonaj është futur si “agjente” në këtë reality-shoun dhe në mesin e debateve me konkurrentët, duke diskutuar rreth Elvanës ka thënë se ajo duhet të ushtrohet më shumë.

Por, derisa Elvana është dhe vazhdon të jetë në kulm të karrierës dhe në trend me secilën këngë që realizon, Albëria ka lënë anash karrierën e saj për t’i ndihmuar vajzës së vet, Anxhelinës, të ndërtojë karrierë muzikore.

Kjo ka nxitur dyshime se “këshillat” e Albërie Hadërgjonaj mund të jetë rezultat i ndonjë xhelozie që ajo ka, pasi vajza e saj po ndjek një stil të ngjashëm me atë që Elvana kishte në vitet e para të karrierës dhe e sheh atë si rivale të së ardhmes.

by admin

Vip Shpija, disa permbledhje nga dita 34

11:40 am in Lajme by admin

Ju sjellim videon ,pëmbledhja ditore e emituar sot në KTV.

 

by admin

Edhe Erioni i BB në “Vip Shpija”, e kërkojnë fansat

2:04 pm in Lajme by admin

Bertina Mehmeti, vajza nga Delvina që spikati në Big Brother 3, është një nga konkurrentet më të forta në reality-show-n që zhvillohet në Prishtinë, “Vip Shpija”. Votat që ka marrë ajo online, si dhe komentet pozitive, ia kalojnë çdo konkurrenti tjetër që ndan shtëpinë me të, qoftë Qetsor Ferunajt- fituesit të BB2, këngëtares Rovena Stefa etj.

Në disa debate që janë krijuar gjatë bashkëjetesës së banorëve në shtëpi, Bertina është përballur me këngëtarin kosovar Xuxi, i cili edhe e ka fyer, duke i thënë se “ajo ka arritur të bëjë seks në BB para miliona shqiptarëve”. Për këtë ka reaguar në FB edhe moderatori Erion Zeqiraj, i dashuri i Bertinës që prej BB3, duke thënë se “ku e paska parë Xuxi që ata kanë kryer marrëdhënie intime”? Ndoshta për shkak të këtyre përballjeve, fansat kanë kërkuar që Erioni të ftohet nga produksioni, për të marrë pjesë në “Vip Shpija” qoftë edhe për disa ditë.

Me sa duket, ata duan të shohin reagimin e çiftit përballë Xuxit, Qetsorit etj., nga të cilët Bertina është sulmuar. Ende nuk dihet nëse Erioni ka marrë një ftesë të tillë, edhe pse kërkesat e fansave në faqen zyrtare të “Vip Shpija” si dhe në Facebook, janë të pafundme. E sigurt është që nëse Erioni do të futej në shpi, atëherë po që do të kishte spektakël… Ndërkohë, mbrëmjen e së dielës, në “Vip Shpija” u fut si agjentja e katërt sekrete këngëtarja Linda Halimi.

Dje në mëngjes Linda tha para gjithë publikut se kurrë nuk e kishte besuar se do të mund të rrinte e mbyllur në një shtëpi për disa ditë me radhë. “Por ja që edhe kjo më ndodhi dhe jam shumë e kënaqur më banorët, pasi po kaloj një kohë shumë të mirë brenda shtëpisë”, u shpreh ajo. Linda, për shkak të detyrimeve të shumta nuk mund të merrte pjesë në këtë reality-show si konkurrente, edhe pse ajo do të ketë mundësinë të qëndrojë pesë ditë e “ngujuar”, për të dalë të premten sërish

by admin

Rovena favorite e “VIP shpija”?

1:37 pm in Lajme by admin

Rovena Stefa thuhet se ka fituar më së shumti vota në votimet zyrtare këtë javë në “Vip shpija 2”, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Sipas burimeve,  Rovena ka lënë prapa konkurrentët e tjerë, përfshirë Xuxin, Qetsorin, Bertinën dhe MC Kreshën.

Në anën tjetër edhe konkurrentët të cilët e kanë nominuar Rovenën për eliminim, si p.sh. Mc Kresha, kanë deklaruar se e shohin atë si një rivale të fortë.

Rovena këtë javë festoi ditëlindjen e saj dhe “Vip Shpija” i organizoi edhe një surprizë, duke i sjellë nënën e saj, e cila këndoi një këngë polifonike labe, të shkruar dhe kompozuar nga ajo vetë, duke u shoqëruar prej Rovenës dhe personazheve të tjerë VIP të shtëpisë.

by admin

Albëria, agjentja sekrete e VIP Shpija

1:32 pm in Lajme by admin

E diela do të jetë shumë e nxehtë brenda shtëpisë më të madhe në Kosovë, “VIP Shpija 2”, ku i ‘zoti i shtëpisë’ do ta tregojë, si anën e tij komike, ashtu dhe dorën e tij dredharake ndaj banorëve.

Sipas burimeve si agjente sekrete në shtëpi sonte mbrëma do të hyjë këngëtarja me karakter kontravers, Albërie Hadërgjonaj, e cila sigurisht për detyrë kryesore do ta ketë nxitjen e debateve mes protagonistëve brenda shtëpisë.

Mysafire speciale do të jetë vajza e Albëries, Angjelina Hadërgjonaj, ndërsa darkën banorëve do t’ua gatuajnë, askush tjetër pos Naim Abazit dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mihrije Braha.

by admin

Futet agjentja, Linda Halimi

7:03 am in Lajme by admin

Mbrëmë u fut agjentja e katërt e VIP Shpija 2, Linda Halimi, e cila nuk u shfaq asnjëherë në ekranet televizive si pjesëmarrëse në VIP Shpija 2, por ajo ishte agjente sekrete e fshehur nga zoti i shtëpisë.

Ajo u përshendet me banorët dhe filloi të bisedonte me ta, ndërsa sot në mëngjes Linda tha para gjithë publikut se kurrë nuk e kam besuar se mund të rri e mbyllur, por ja edhe kjo më ndodhi dhe jam shumë e kënaqur më banorët dhe po kaloj një kohë shumë të mirë brenda shpisë.

Ajo për shkak të oboligimeve të saja nuk mund të futej si konkurrente në VIP Shpija 2, por prapë se prapë Linda do të qëndroj katër ditë brenda, ku do të dalë të enjten dhe do të vahzhdoj obligimet e saja.

by admin

Lojë: Vozitje deri në Shqipëri me autobus

7:00 am in Lajme by admin

Zoti i shtëpisë organizoi një lojë për banorët dhe dërgoi një letër për instrukcionet e lojës.

Në letër shkruhej: Në orën XX:XX do të përgaditeni, do të merrni ushqim dhe ujë me vete, do të udhëtoni disa orë, do të ndaleni në Morinë, ku do të pushoni 15 minuta dhe mund të pini tabakiero dhe prestige.

Pastaj do të vazhdoni për në Shqipëri dhe do të shkoni në restorantin e Qetsorit, ku do të pushoni dhe do të ktheheni përsëri në Kosovë.

Gjatë tërë kohës shofer do të jetë Qetsori pasi që ai ka më se shumti përvoj në vozitje me Autobus.

Banorët e ndërtuan autobusin në shtëpi , morën karrikat i rendisën në dy rende dhe vazhduan me luajtjen e lojës.

Gjatë tërë kohës zoti i shtëpisë i argëtonte me muzikë dhe ndonjëherë lëshonte edhe zhurmën që bën autobusi.

Më vonë gjatë vozitjes erdhën edhe policët për shkak se Qetsori voziste shumë shpejtë, policët doni ta dënonin Qetsorin, por ai gjeti dikë të njohur në polici dhe ata e falën Qetsorin, por nuk mundem të shpëtonin edhe Buci e Xuxi, te cilët i arrestuan dhe më vonë i lëshuan.

Kjo lojë ishte me të vërtet shumë e bukur, e cila ju pëlqej edhe banorëve të shtëpisë, te cilët në autobusin e ndërtuar nga karrikat vallëzuan dhe u kënaqen pa masë.