Fadili fiton çmimin e madh prej 24.000 eurove të edicionit të parë të reality shout “Shpija e Kosovës”.
LATEST ARTICLES
Finalja e shou më të ndjekur kosovar “Shpija”, do të mbahet të dielën më 28 shkurt. Kjo shtyrje ka ardhur si pasojë e shpalljes së ditë të zisë nga ana e presidenti Sejdiu. Dita e zisë është shpallur në nderim të viktimave të aksidentit të Vjenës, me ç’rast humbën jetën gjashtë shtetas të Kosovës në një aksident trafiku.
Organizimi i VIP Shpija bëhet nga “K-Production” në bashkëpunim me ” RTV21″.
VIP Shpija do filloj në Prill 2010 ku personazhe pjesëmarrës janë të gjithë fytyra publike shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi. Oferta për të qenë pjesë e këtij spektakli u është bërë të gjithë VIP-ave përfshirë këtu këngëtarë, humoristë, aktorë, por disa prej tyre nuk kanë dëshiruar të jenë pjesë e lojës, duke i thënë “jo” ofertës.
Ne nuk dëshirojmë të citojmë ata që kanë refuzuar ofertat, por këtë radhë “Panorama plus” vendos të zbulojë disa emra potencial që do të jenë pjesë e spektaklit. Përveç Big Mamës, në lojë do të hyjnë edhe emra të tjerë të njohur të botës shqiptare të spektaklit. Përveç Stupcave dhe Big Mames, në VIP Shpija mund të jenë dhe: Çifti Robert Berisha dhe Nora Istrefi, Labinot Gashi – Labi, Meda, Soni dhe Elvana Gjata.
Në faqen zyrtare te Shpise se Kosoves, deri me sonte ishin te hapur dy sondazhe, njeri me titull “Kush do te largohet kete te shtune” dhe tjetri me titull “Kush do te shkoj ne finale”.
Siq shihet ne foto, te marra nga faqja zyrtare, Beni ishte njeri nga banoret me te favorizuar nga publiku i gjere. Shtrohet pyetja, cfare ndodhi ne naten e sontme, perse u eliminua personi me i dashur nga publiku? Kishte dikush tjeter ndikim, ishte gje e pergaditur?
Nata e sotshme ishte shumë emocionuese. Dhe kështu nisi. Personi i parë që kaloi në finale ishte Albulena, kurse pas saj në final shkojë edhe Erlinda. Po ashtu edhe Fadili vazhdon garën për çmimin e madh prej 24 mijë eurosh. Kurse, i fundit që shkojë në finale ishte Qëndrimi, ndërkaq Beni nuk arriti të vazhdojë garën më tutje dhe kësisoj loja për të mori fund këtu.
Arbeni eliminohet dhe humb të drejtën për të vazhduar garën për çmimin e madh prej 24,000 eurove.
Çfarë mendoni ju vizitor të nderuar, ishte i drejtë largimi i Arbenit nga Shpija e Kosovës apo jo?
Nesër mbrema do të jetë gjysmë finalja e reality shout “Shpija”.
Që do të thotë se kanë mbetur vetëm edhe një javë nga finalja e madhe, e cila do të jetë një ngjarje e paharruar, si për mysafirët e “Shpisë”, ashtu edhe për miliona shikues të këtij programi mjaftë interesant dhe të shikuar.
Të shtunën do të eliminohet një nga të nominuarit, kurse katër të tjerët do të vazhdojnë garën e tyre drejt finales, e cila do të mbahet më 27 shkurt. Por, gjatë kësaj jave ka pasur shumë gjëra interesante. …click here to read more
Mbrëmë legjenda e muzikës popullore dhe qytetare gjakovare Ismet Peja ishte befasia e radhës për mysafirët e “Shpisë”. Zotëri Peja ka bërë një paraqitje brilante para mysafirëve të “Shpisë”, ku të gjithë mysafirët janë kënaqur me këngët e tij shumë të njohura. Ismet Peja po ashtu i përgëzojë të gjithë banorët e “Shpisë”, për qëndresën dhe korrektësinë e tyre që kanë treguar deri tash. Ai në mënyrë individuale i ka lavdëruar mysafirët duke ju thënë se i ndjek vazhdimisht. Ismet Peja për disa orë të tërë ka qëndruar në “Shpij”, i përcjellë nga grupi i tij muzikor. Ai ka argëtuar mysafirët e “Shpisë”, për disa orë të tërë, kurse vetë mysafirët janë kënaqur shumë me befasinë e radhës.



